Mbi 400,000.00 euro është borxhi të cilin Spitali privat United Hospital i ka Adminstratës Tatimore të Kosovës!
Biznesmeni nga Shqipëria Alfred Ibrahimi i cili po hetohet nga SPAK-u nuk i ka paguar Adminstratës Tatimore asnjë cent që nga viti i kaluar, duke arrijtur kështu në një borxh në mbi 400,000.00 euro.
Për Gazetën Expose borxhin e United Hospital ndaj ATK-së e ka konfirmuar Avokati i Alfred Ibrahimit, Virtyt Ibrahimaga, duke thënë se ky borxh është i akumuluar tash e disa vite.
Gazeta Expose ka tentuar tash e një javë të marrë një qëndrim nga ATK, por përgjigja që ky institucion ktheu ishte totalisht jashtë temës për të cilën kishim dërguar pyetjet. Ani pse ky institucion i’u shmang pyetjeve të cilat Gazeta Expose ka dërguar, këtë ngjarje do ta përcjellë një mister i madh: pse ATK ka lejuar që ky subjekt të futej në borxhe aq të mëdha.
Një situatë e tillë dramatike është shqetësuese për të gjithë komunitetin shëndetësor dhe institucionet e shtetit. Ndërsa borxhi vazhdon të rritet, shpresa për rikuperim po bie gjithnjë e më shumë.
Përpara kësaj situate dramatike, Spitali Privat United Hospital ishte një institucion shëndetësor privat i njohur për cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe për përkushtimin ndaj kujdesit shëndetësor. Megjithatë, sot, spitali është përfshirë në një vërshim ngjarjesh ku borxhi dhe problemet e brendëshme janë bërë një barrë e pamundur për t’i mbajtur standardet e larta të shërbimit.
Në këtë periudhë tensioni dhe ankthi, pacientët janë ata që paguajnë më së shumti. Autoritetet shëndetësore dhe autoritetet tatimore duhet të ndërhyjnë me urgjencë për të mbrojtur interesat e pacientëve dhe për të siguruar drejtësi në rast të ndonjë veprimi të paligjshëm.
ATK detyrohet të veproj, bllokon llogaritë bankare të UNITED HOSPITAL
Pas raportimit të Gazetës Expose për borxhin e mbi 400,000.00 eurove të ‘United Hospital’, është vënë në lëvizje Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Sipas burimeve të Gazeta Expose brenda United Hospital, llogaritë bankare janë bllokuar pas raportimit me datë 27 shkurtë, në artikullin me titull United Hospital në krizë – mbi 400 mij euro borxh ATK-së!
Deri te akumulimi i borxhit dhe mos veprimi i ATK-së, ka ardhur pasi që mbrapa këtij spitali qëndron biznesmeni kontravers nga Shqipëria, Alfred Ibrahimi, i njohur si Freedi ei cili po hetohet nga SPAK-u për disa krime financiare.
Për Gazetën Expose borxhin e United Hospital ndaj ATK-së e kishte konfirmuar Avokati i Alfred Ibrahimit, Virtyt Ibrahimaga, duke thënë se ky borxh është i akumuluar tash e disa vite.
Gazeta Expose kishte tentuar të siguronte përgjigjje edhe nga ATK ku këta të fundit në mënyrë sipërfaqësore ishin shprehur rreth rastit të borxhit prej 400.000 eurove. Ani pse ky institucion i’u shmang pyetjeve të cilat Gazeta Expose ka dërguar këtë ngjarje do ta përcjellë një mister i madh: pse ATK ka lejuar që ky subjekt të futej në borxhe aq të mëdha.
Përpara kësaj situate dramatike, Spitali Privat United Hospital ishte një institucion shëndetësor privat i njohur për cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe për përkushtimin ndaj kujdesit shëndetësor. Megjithatë, sot, spitali është përfshirë në një vërshim ngjarjesh ku borxhi dhe problemet e brendëshme janë bërë një barrë e pamundur për t’i mbajtur standardet e larta të shërbimit.
Në këtë periudhë tensioni dhe ankthi, pacientët janë ata që paguajnë më së shumti. Sot gjatë ditës gazeta Expose do të sjell tek lexuesit një histori drithëruese të një pacientje e cila sa nuk humbi jetën, për tu dërguar dhe u operua më pas me urgjenc në QKUK.
Po ashtu, gjatë ditës do të sjellim te lexuesit se si Bordi i United Hospital, ka shkarkuar drejtorin e nacionalitetit grek, pas raportimeve të gazetës Expose.
Skandal në United Hospital: Aksionari shpërthen pas bllokimit të llogarive bankare dhe akuzon Gjykatën Komerciale për korrupcion
Pas bllokimit të llogarive bankare dhe pas raportimit të Gazetës Expose, aksionari i United Hospital Dr Arben Kojqiqi ka reagur përmes një email të dërguar në redaksi.
Sipas Kojqiqit, ky spital ka tre aksionar përveç Alfred Ibrahimit. Bëhet fjalë për dy kardiokirurgët Arben e Fatos Kojqiqi të cilët tash e disa muaj nuk po lejohen të futën brenda spitalit të tyre pas një vendimi për masë mbrojtëse të caktuar nga Gjykata Komerciale.
Dr. Arben Kojqiqi në reagimin e tij shkruan se nuk ka qenë i informuar se borxhi kishte arritur shifra të tilla deri para pak javësh kur rastësisht ishte njoftuar nga ATK. Kojqiqi tutje shton se përmes një shkrese i kanë kërkuar ATK-së reagim të menjëhershëm pasi që situata mund të përkeqësohet edhe më tutje dhe borxhi mund të rritet.
Ky është reagimi i plotë i Dr. Arben Kojqiqit:
“E nderuara redaksi e Gazetës Expose,
Ju shkruaj në lidhje me publikimin tuaj në lidhje me borxhin e United Hospital ndaj ATK dhe bllokimin e llogarive bankare.
Për të qartësuar, United Hospital ka tre aksionerë. Përveç Alfred Ibrahimit, pronar jam edhe unë, si dhe Dr. Fatos Kojqiqi, të dy kardiokirurg. Është e vërtetë se borxhi i spitalit ka arritur në këto shifra. Rastësisht, disa javë më parë ATK më lajmëroi në lidhje me këtë borxh përmes telefonit, dhe me një letër kam kërkuar nga ATK të ndërhynte urgjentisht për mbledhjen e këtij borxhi nga Alfred Ibrahimi.
Unë dhe Fatos Kojqiqi kemi mbi 7 muaj që na është ndaluar dhunshëm qasja në spitalin tonë, në të cilin kemi investuar mbi 3 milionë euro. Kjo ndodh, gjithashtu, për shkak të ndihmës që Alfred Ibrahimi ka marrë nga Gjykata Komerciale, përmes avokatit të tij, Ibrahimaga. Dëshmitë na sugjerojnë se kjo gjykatë është korruptuar nga zyra e avokatit të tij.
Vendimet skandaloze të kësaj gjykate dhe të tjera që do dalin në dritë me kohë kanë sjellë në një gjendje katastrofale United Hospital. Siç keni deklaruar, spitali u themelua dhe u licencua nga kardiokirurget Kojqiqi, prandaj pritshmëritë ishin të larta. Fatkeqësisht, sot kjo gjendje është e tmerrshme, ku jeta e pacientit rrezikohet çdo ditë aty, ndërsa spitali vazhdon të funksionojë me licencë në emrin tonë, megjithatë ne nuk na lejohet hyrja aty.
Kjo ndodh vetëm në Kosovën tonë të dashur. Në çdo vend tjetër, veprimet e Alfred Ibrahimit do të denoheshin maksimalisht.”
Gazeta Expose ditë më parë kishte raportuar për borxhin e United Hospital që kishte ndaj Adminstratës Tatimore të Kosovës!
Drama në “United Hospital”: Pacientja 66-vjeçare dërgohet me Urgjencë në QKUK pas mungesës së stafit për operacionin
Një ngjarje të trishtueshme në “United Hospital”, ka përjetuar pacientja A.B, 66-vjeçare (emër i njohur për redaksinë), e cila ka përjetuar një përvojë të shqetësuese gjatë procedures së koronagrafisë.
Deri sa ajo në United Hospital ishte paraqitur në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e saj ishte komplikuar gjatë procesit të koronografisë me ç’rast ky komplikim kërkonte që A.B të futet në sallën e operacionit me urgjencë. Por u zbulua se në spital mungonte stafi i nevojshëm, duke përfshirë anesteziologun dhe personelin e instrumentacionit.
Përballur me këtë situatë të papritur, pacientja u dërgua menjëherë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për t’u nënshtruar operacionit të domosdoshëm.
Ekipi i gazetës EXPOSE, ka vizituar pacienten në QKUK, ku vajza e znj. Baftiu, ka konfirmuar e gjithë ngjarjen, por pa dashur të lëshohet në detaje.
Kjo ngjarje ka rënduar thellësisht publikun dhe ka ngritur pyetje të forta lidhur me sigurinë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në “United Hospital”.
Pacientja tani po rimëkëmbet në QKUK, ndërsa autoritetet e shëndetit do të duhej të hetojnë rastin për të zbuluar arsyet e mungesës së stafit në “United Hospital” dhe për të siguruar që këto ngjarje të shmangen në të ardhmen.
Paratë e “5D” Alfred Ibrahimi i investoi në United Hospital?
SPAK ka provuar se dy ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarë indirekt të kompanisë 5D, e cila ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë publikë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.
Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, me paracaktim dhe marifete, ashtu siç diktohen tenderët përgjithësisht në Shqipëri, duke ndarë 15-30 % të vlerës së tenderit.
Por nga rreth 30 milionë euro tenderë që ka marrë 5D, vetëm 88 milionë lekë tenderë, 5D-ja ka marrë e vetme, një shumë modeste në raport me vlerën totale të tenderëve.
Në bashkëpunim me firmën 5D ka marrë tenderë kompania Ed Konstruksion me pronar kryesor Alfred Ibrahimi.
Por ku i investoj paratë Alfred Ibrahimi?
Sipas dosjes së SPAK, paratë e fituara në mënyrë të kundërligjshme u investuan në patundëshmëri dhe rrjedhimisht dyshimet dërgojnë se Alfred Ibrahimi paratë e përfituara në mënyrë të kundërligjshme u investuan në United Hospital.
Dosja 5D do të duhej të ishte alarm për institucionet ligjëvënëse edhe në Kosovë, por quditërisht njëri nga përfituesit e kësaj dosje, Alfred Ibrahimi, lëviz i lirshëm dhe i pa penguar nga organet e rendit.
Gazeta Expose do të raportoj, edhe në ditët në vazhdim për zhvillimet në United Hospital.