Home » Rasti “United Hospital” – Shtyhet seanca, Avokati i Ibrahimit pa përgjigje për provat e sjellura nga vëllëzërit Kojqiqi

Rasti “United Hospital” – Shtyhet seanca, Avokati i Ibrahimit pa përgjigje për provat e sjellura nga vëllëzërit Kojqiqi

by Arlind Imeri
0 comment

Ka dështuar për të dytën herë radhazi senaca gjyqësore në mes Dr Arben e Dr Fatos Kojqiqit dhe Alfred Ibrahimit për qështjen e United Hospital.
Shtyrja e seancës u kërkua nga avokati i Alfred Ibrahimit pasi që i njëjti nuk u ndje i pregaditur të ju përgjigjej dëshmive që kishin sjellë në gjykatë Dr Arben e Dr Fatos Kojqiqi.

Arben Kojqiqi si kërkues i heqjes së masës së sigurisë, masë kjo e vënë nga Gjykata Komerciale, kishin sjellur dëshmi që sipas tyre dëshmonin humbjet financiare që kishte pësuar United Hospital që nga koha e vënies së masës së sigurisë. Pra masa e sigurisë nuk kishte arritur efektin të cilën gjykata pretendont, por situata tashmë është përkeqësuar edhe më tutje pasi që humbjet në vitin 2023 mendohet të jenë mbi 2 milion euro.

Ndërsa mbetet e pa qartë se kush do të kompensoi dëmin i cili i’u është shkaktuar Vëllezërve Kojqiqi, dëm ky i cili arrin vlerën e mbi 2 milion eurove.

Një pyetje legjitime e cila mund t’i vije çdo lexuesi në mëndje është se a do të korrigjoj Gjykata Komerciale gabimin të cilin e bëri me caktimin e masës së sigurisë ndaj Vëllezërve Koqiqi?

Gjersa Gjyqtarja Verona Dibra ka caktuar seancën e radhës për datën 7 maj, Gazeta Expose do të monitoroj edhe këtë seancë duke ju sjellë të gjitha zhvillimet nga ky rast.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM