Home » I hapet përfundimisht rrugë ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, tenderi vlen 47 milionë euro

I hapet përfundimisht rrugë ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, tenderi vlen 47 milionë euro

by Arlind Imeri
0 comments

Projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë parashihet të kushtojë 47 milionë euro.

Procedurat për përzgjedhjen e kontraktuesve që do t’i kryejnë punimet në këtë autoudhë, tashmë kanë nisur.

Të hënën, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin paraprak të prokurimit për këtë projekt, raporton Paparaci.

Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Prokurimit të MI-së, projekti parashihet të vlejë 47 milionë euro.

Dy vite më parë, Ministria e Infrastrukturës e anuloi procedurat shpronësimit në trasenë e rrugës Dollc-Zahaq, nën dyshimin për abuzim me paratë publike. Megjithatë, ministri Liburn Aliu tha se rikthimi në vlerësim i procedurës së shpronësimit nuk do të thotë anulim i projektit.

Pas publikimit të njoftimit paraprak, pason publikimi i njoftimit për kontratë në të cilën parashihen kushtet e kontratës.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM