Home » Aktivizohet shteti – Krimet Ekonomike dhe ATK zbarkojnë në United Hospital

Aktivizohet shteti – Krimet Ekonomike dhe ATK zbarkojnë në United Hospital

by Arlind Imeri
0 comments

Sot gjatë kohës sa po mbahej seanca dëgjimore pranë Gjykatës Komerciale për kërkesën e vëllezërve Kojqiqi për heqjen e masës së sigurisë, Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës së bashku me Administratën Tatimore kishin zbarkuar në United Hospital për një kontroll të detajuar të të gjithë dokumentacionit i cili ndodhet në këtë spital.

Gazeta Expose ka konfirmuar lajmin nga një burim brenda United Hospital i cili në kushte anonimiteti na ka thënë se kjo kontroll vjen pas autorizimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kontrolli ka zgjatur deri në orët e pasdites, por nuk dihet ende se çfarë është gjetur në spital nga Policia dhe ATK.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM