Home » Zyra e thyer dhe dokumentet e zhdukura: Skandal në United Hospital

Zyra e thyer dhe dokumentet e zhdukura: Skandal në United Hospital

by Gazeta Expose
0 comments

Në një denoncim publik tronditës, Dr. Arben Kojqiqi, një nga emrat e njohur të mjekësisë në vend, ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook se zyra e tij në spitalin privat United Hospital është thyer, ndërsa dokumentacioni i rëndësishëm që lidhet me hetime të ATK-së, Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë është zhdukur. Në mesin e të akuzuarve, sipas doktorit, janë Alfred Ibrahimi, Edmond Hajrizi dhe Evisa Gjini.

Sipas Dr. Kojqiqit, pavarësisht denoncimit të bërë në polici, rastit nuk është proceduar nga këta të fundit.

Në statusin e tij, doktori shprehet i tronditur për shkallën e korrupsionit dhe lidhjeve të dyshuara kriminale në institucionet e vendit. Ai i referohet këtyre ngjarjeve si “skandaloze” dhe “të turpshme,” duke i krahasuar me skenat nga filmat kriminalë të Netflix për Meksikën dhe Kolumbinë.

“NË MBROJTJE TË KRIMINELËVE”

Në statusin e tij, Dr. Kojqiqi ka veçuar Alfred Ibrahimin, i cili sipas tij është nën hetime nga SPAK në Shqipëri, dhe Edmond Hajrizin, duke i akuzuar se po përpiqen të shpërlajnë para të pista. Ai ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se këta individë, përmes lidhjeve të tyre, po bllokojnë drejtësinë dhe po shkelin çdo normë ligjore dhe etike.

THIRRJE PËR NDËRHYRJE TË MENJËHERSHME

Doktori u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe zyrtarëve të pakorruptuar që të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar dhe ndëshkuar përgjegjësit. Ai ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet përpara këtyre presioneve dhe padrejtësive, duke theksuar: “Ajo që më takon mua, për të cilën kam derdhur djersë dhe investuar mund e para, nuk do ta marrin kurrën e kurrës!”

INDIFERENCA E INSTITUCIONEVE – NJË GODITJE PËR BESIMIN PUBLIK

Nëse akuzat e doktorit vërtetohen, kjo ngjarje do të përbënte një nga rastet më flagrante të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit në institucionet e vendit.

Portali ynë do të vazhdojë të ndjekë këtë histori dhe do të raportojë zhvillimet e mëtejshme për të vënë drejtësinë në qendër të debatit publik.

Statusi i plotë i Dr Kojqiqit:

TRISHTIM, SKANDAL… Ku jetojmë?

Në Kosovë apo në Meksikë? Kolumbi?

 

Para disa ditësh kam bërë një denoncim në polici për thyerjen e zyrës në spitalin tonë – United Hospital, nga Alfred Ibrahimi, Edmond Hajrizi dhe Evisa Gjini, si dhe për zhdukjen e dokumentacionit që do të përdorej nga ATK, Krimet Ekonomike dhe Prokuroria.

 

Sot, fatkeqësisht, në polici më njoftuan se nuk është hapur asnjë rast, nuk janë bërë hetime dhe as që janë ftuar në intervistë personat përgjegjës, me urdhër të Prokurorit të kujdestarisë.

 

E pabesueshme, skandaloze, e turpshme! Deri ku kemi arritur si shoqëri?

 

Mbrohet krimineli Alfred Ibrahimi, i cili është nën hetime edhe nga SPAK. Mbrohet Edmond Hajrizi, i cili po përpiqet të shpërlajë paratë e pista të Alfred Ibrahimit, sepse qenka “i forti” i Kosovës. Ky paska miq e lidhje dhe ndihet i paprekshëm, saqë mund të thyejë zyrën time, të vjedhë dokumente dhe sende private në biznesin tim, dhe madje as policët nuk po i lejon të bëjnë punën e tyre. Sepse, siç duket, ka një “lidhje” diku brenda Prokurorisë – ndoshta një diplomë, ndonjë rrogë ose ndonjë favor tjetër – dhe kështu, ky mund të bëjë çfarë të dojë.

 

Këto skena i kemi parë në filmat e Netflix për Meksikën dhe Kolumbinë, por kurrë nuk kam menduar se do të ndodhnin në zemër të Kosovës.

 

Por, një gjë është e sigurt: Edmond Hajrizi dhe Alfred Ibrahimi mund të korruptojnë policë, prokurorë e gjykatës, POR atë që më takon mua, për të cilën kam derdhur djersë dhe investuar mund e para, nuk do ta marrin KURRËN E KURRËS!

 

Ky është një mesazh i qartë, edhe për ata zyrtarë të korruptuar që u shërbejnë këtyre kriminelëve.

 

Bëj thirrje publike edhe njëherë për institucionet e drejtësisë dhe zyrtarët e pakorruptuar: ndërhyni menjëherë! Mos lejoni që kriminelët të vazhdojnë të dëmtojnë jo vetëm individë si unë, por edhe vetë shtetin tonë!

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM