Home » VIP-a apo Injorantë? Banorët e BBVK dështojnë të njohin figurën e Ismail Kadaresë!

VIP-a apo Injorantë? Banorët e BBVK dështojnë të njohin figurën e Ismail Kadaresë!

by Gazeta Expose
0 comments

Të shtunën, në një nga mbrëmjet më të komentuara të BigBrother VIP Kosova, teleshikuesit u përballën me një moment që ngriti shumë pikëpyetje mbi nivelin e përgjithshëm të njohurive të banorëve VIP. Sfida e vendosur nga Vëllai i Madh për të testuar njohuritë e tyre mbi figurat historike shqiptare përfundoi në një shfaqje zhgënjyese, duke vënë në dukje një boshllëk të theksuar në njohuritë e tyre.

Në ekran u shfaqën momente kur disa nga figurat më të ndritura të historisë dhe kulturës shqiptare si Ismail Kadare, Adem Demaçi, Ismail Qemali, Vaçe Zela dhe Bekim Fehmiu nuk u njohën nga banorët e shtëpisë. Kjo ka ngritur reagime të ashpra nga publiku, i cili ka pritur më shumë nga një grup individësh te ashtuquajtur “VIP”.

Ky nuk është rasti i parë kur banorët e një formati të tillë janë përfshirë në skandale të ngjashme. Në një edicion të mëparshëm të BigBrother VIP Albania, Olta Gixhari, opinionistja aktuale e BBVK, kishte ngjallur reagime kur nuk kishte idenë se kush ishte Adem Jashari dhe as çka ishte Prekazit – vendit ku ky hero ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare.

Një tjetër moment që tronditi publikun ishte mosnjohja e Ismail Qemalit nga moderatori i njohur Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi. Ky episod u konsiderua si një nga momentet më të sikletshme të mbrëmjes dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debat mbi nivelin e njohurive të përgjithshme të figurave publike që përfaqësojnë VIP-at shqiptarë.

Ndjekësit dhe kritikët kanë ngritur shqetësimin se një platformë kaq e madhe sa BigBrother VIP duhet të përzgjedhë me kujdes pjesëmarrësit, duke marrë parasysh jo vetëm famën e tyre, por edhe ndikimin e tyre në edukimin dhe formimin kulturor të publikut.

Në fund, sfida e Vëllait të Madh nxori në pah një problem më të thellë: mungesën e vetëdijes kulturore dhe historike te disa prej atyre që konsiderohen figura të rëndësishme të shoqërisë. Reagimet që pasuan këtë episod tregojnë se publiku kërkon më shumë sesa argëtim nga këto formate – ata presin modelim dhe frymëzim nga ata që qëndrojnë nën dritat e kamerave.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM