Policia e Kosovës ka zbarkuar në United Hospital sipas informacioneve për të hetuar rastin e vdekjes së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bajram Çeku.
Sipas burimeve brenda United Hospital, redaksia e Gazeta Expose mëson që Çeku po mbahej në spital prej më shumë se 10 ditësh dhe kishte ndëruar jetë dje në United Hospital.
Policia po vazhdon të qëndroj ende në këtë spital duke hetuar vdekjen e veteranit të UÇK-së.
Ky është reagimi i parë i policisë pas shumë skandaleve dhe pas rrezikimit të shumë jetëve të pacientëve në këtë spital.
Redaksia ka tentuar të kontaktoj me spitalin por marrja e një përgjigje ka qenë e pamundur!