Sipas një njoftimi, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës.
Kjo marrëveshje synon projekte të përbashkëta, pjesëmarrje në programe ndërkombëtare si Erasmus+ dhe Horizon Europe dhe tjera, organizimin e aktiviteteve shkencore, transferimin dhe shkëmbimin e studentëve, stafit akademik/administrativ, literaturës shkencore, etj.
Rektori Bajraktari falënderoi Rektorin e Universitetit Politeknik, Prof. Dr. Akli Fundo për gatishmërinë për bashkëpunim dhe theksoi se ky fillim me Shqipërinë shënon hapin e parë drejt zgjerimit të partneriteteve me Institucione të Arsimit të Lartë në rajon dhe më gjerë.
Nënshkrimi u realizua në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku Rektori Bajraktari ishte i shoqëruar nga Zëvendës Rektorja, Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurimin e Cilësisë, Ligj. MSc. Kushtrim Çukaj, dhe Prodekanin për Mësim dhe Sigurim të Cilësisë, Prof.As.Dr. Gjelosh Vataj.