Home » UBT Ozurpon United Hospital?

UBT Ozurpon United Hospital?

by Gazeta Expose
0 comments

Në ditët e fundit, një stuhi mediatike dhe thashetheme të shumta kanë përfshirë spitalin “United Hospital”, spital ky i cili po vazhdon të fundoset nga aksionari Alfred Ibrahimi.

Në një njoftim të fundit, njëri nga aksionarët e United Hospital ka bërë të ditur se spitali nuk është shitur dhe vazhdon të mbetet në pronësinë e tyre dhe të partnerit të tyre Alfred Ibrahimi. Ai ka mohuar kategorikisht çdo pretendim që spitali është blerë nga kompania UBT, duke i quajtur këto njoftime të pavërteta dhe mashtrime të qarta.

“Këto janë tentativa të qëllimshme për të mashtruar opinionin publik, institucionet shtetërore dhe pacientët,” deklaroi një përfaqësues i spitalit. “Çdo marrëveshje e fshehtë që mund të ketë bërë Alfred Ibrahimi pa miratimin tonë është e paligjshme dhe ngre dyshime të forta për mashtrim” ka njoftuar Kojqiqi.

Situata është përkeqësuar më tej nga përpjekjet e UBT-së për të uzurpuar hapësirat e spitalit, një veprim që aksionarët e United Hospital, Arben dhe Fatos Kojqiqi e konsiderojnë të papranueshëm dhe kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin hapa ligjor ndaj këtij veprimi. Sipas njoftimit të aksionarit Arben Kojqiqi, Alfred Ibrahimi është i interesuar për shitjen e aksioneve të tij dhe bashkëpronarët kanë bërë ofertën e tyre, duke pritur për një përgjigje.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime të thella për transparencën dhe integritetin në sektorin mjekësor të Kosovës. Publiku dhe pacientët kanë të drejtë të kërkojnë llogaridhënie dhe të informohen saktësisht për gjendjen e institucioneve shëndetësore që u shërbejnë.

Nëse akuzat për mashtrim dhe uzurpim janë të vërteta, kjo mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe për besimin e publikut në sistemin shëndetësor të vendit. Në këto momente të tensionuara, është e domosdoshme që institucionet përkatëse të veprojnë me shpejtësi për të siguruar që e vërteta të dalë në pah dhe që çdo veprim i paligjshëm të ndëshkohet me forcën e ligjit.

Dy aksionarët e spitalit Arben dhe Fatos Kojqiqi kanë premtuar se do të qëndrojnë të palëkundur përballë këtyre sulmeve dhe se do të luftojnë për të mbrojtur integritetin dhe reputacionin e institucionit të tyre.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM