Home » Sulmi i Bajnskës, Hovenier: Mbështetemi kryesisht në informacione nga Qeveria e Kosovës, por jo vetëm

Sulmi i Bajnskës, Hovenier: Mbështetemi kryesisht në informacione nga Qeveria e Kosovës, por jo vetëm

by Arlind Imeri
0 comments

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vlerësuar situatën që solli sulmin e terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës ku u vra zyrtari policor kosovar, Afrim Bunjaku. Sipas detajeve të fundit të dhëna nga ambasadori amerikan, vlerësimi po vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende. 

Këto deklarata ai i bëri nga Mitrovica, ku mes tjerash, u pyet edhe për atë që u cilësua sihetim i ShBA-së për sulmin e 24 shtatorit. 

Hovenier bëri me dije që vlerësimi i tyre mbështet kryesisht në informacione të dhëna nga Qeveria e Kosovës, por jo vetëm.  

“Ne kemi bërë vlerësimin tonë për atë që ka ndodhur (në Bajnskë), që kryesisht mbështetet në informacione të Qeverisë së Kosovës, por jo vetëm. Ky vlerësim po vazhdon ende dhe dua të përsëris që ata që janë përgjegjës për këtë sulm, duhet të mbahen përgjegjës.” u shpreh ai. 

Asociacioni  

Natyrisht, ambasadori amerikan foli edhe për çështjen më të diskutuar të muajve të fundit, Asociacionin.  

“Së pari dua të them diçka për bisedimet lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Unë nuk kam pika të reja për të thënë, por dua të them qëndrimin e Amerikës për këtë. Politika e Amerikës thotë se ky është obligim i Kosovës, dhe shtetet e BE-së kanë dhënë qëndrimin e tyre se duhet të ecet përpara me këtë marrëveshje.” – u shpreh ai. 

Hovenier deklaroi sërish që Asociacioni duhet të bëhet në pajtim me Kushteuttën e Kosovës, dhe se shteti që përfaqëson ai, nuk dëshiron një “Republikë Srpska”.  

“Unë jam pak i hutuar lidhur me komentet dhe kritikat për këtë temë. Ne mendojmë se fokusi duhet të jetë se si Kosova duhet të ecë përpara me këtë draft në përputhje me Kushtetutën, dhe nëse ka pyetje për kushtetuteshmërinë, ka vetëm një trup që mund të vendos, është Gjykata Kushtetuese e Kosovës që do të vendosë, dhe ne besojmë se duhet të ecet përpara shpejtë. Dhe të gjithë këta që kanë folur se si duhet të jenë në linjë me Amerikën dhe Evropën, duhet të dinë se ky draft ka ardhur nga miqtë e Kosovës në Evropë dhe Amerika.” – tha ai. 

Zgjedhjet në veri 

Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore duhet të zbatohet, u shpreh mes tjerash ambasadori amerikan.  

Kërkesa për zgjedhje erdhi direkt nga BE-ja dhe ShBA-ja. Kosova vendosi një sistem që qytetarët t’i shkarkonin kryetarët nëse do të vendosnin për këtë dhe ne e pamë këtë si një hap të rëndësishme për deeskalim të situatës në veri të Kosovës. ShBA-ja ka qenë e qartë që derisa besojmë që katër kryetarët janë zgjedhur në mënyrë ligjore, askush nuk duhet të gëzohet me një zgjedhje me përqindje të vogël… qartë këta kryetarë nuk përfaqësojnë të gjithë ata që u shërbejnë.” – deklaroi ai.  

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera duhet të jenë fleksibile që qytetarët serbë në atë pjesë t’i realizojnë të drejtat e tyre. 

Ne presim plotësisht nga Qeveria dhe të gjithë zyrtarët që të bëjnë gjithçka, të jenë sa më fleksibil, që qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë demokratike. Ne jemi shumë të shqetësuar nëse dikush nuk tregon kuptim për këtë.” – tha Hovenier.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM