Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat përballë në gjykate në Stamboll, tha të martën Ministria e Brendshme e Turqisë.
Dy sulmues, një burrë dhe një grua, hapën zjarr në hapësirën para gjykatës Çaglayan, duke vrarë dy persona e duke plagosur pesë të tjerë, përfshirë tre policë, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Policia parandaloi një sulm ndaj një pike kontrolli në gjykatë, që dyshohet se ishte caku i vërtetë, sipas ministrit, raporton “Daily Sabah”.
Sulmuesit u vranë në vendin e ngjarjes gjatë të shtënave me policinë, shtoi ministri turk, duke shtuar se është duke u zhvilluar një hetim për këtë rast.
Ai tha se autorët janë identifikuar si anëtarë të grupit terrorist të së majtës ekstreme, DHKP-C.