Home » Skandal në QKMF të Fushë Kosovës: Pacientja refuzohet për shkak të vendbanimit (VIDEO)

Skandal në QKMF të Fushë Kosovës: Pacientja refuzohet për shkak të vendbanimit (VIDEO)

by Gazeta Expose
0 comments

Një incident ka ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë, ku një paciente është refuzuar të marrë shërbime mjekësore. Doktoresha, emri i së cilës është i njohur për redaksinë, nuk ka pranuar të trajtojë qytetaren, duke e justifikuar me faktin se ajo nuk ishte banore e kësaj komune.

Sipas burimeve, çifti kishte shkuar për të marrë shërbime mjekësore në QKMF. Ndërsa bashkëshorti i pacientes u kontrollua pa ndonjë problem, gruaja u refuzua nga doktoresha. Kjo ndodhi pavarësisht faktit që edhe bashkëshorti i saj nuk ishte banor i regjistruar i Fushë Kosovës, por atij iu ofruan shërbimet.

Në një video që është siguruar nga redaksia, dëgjohet doktoresha duke deklaruar se pacientja nuk mund të kontrollohej për shkak se nuk është qytetare e regjistruar e komunës.

Fushë Kosova është një nga komunat që për vite të tëra ka ofruar shërbime mjekësore për mijëra qytetarë që nuk janë të regjistruar si banorë zyrtarë, por që jetojnë në këtë zonë. Megjithatë, ky rast nxjerr në pah një problematikë të kahershme që nuk është trajtuar nga institucionet lokale.

Drejtori i QKMF-së: Nuk ka urdhëresa për ndalimin e shërbimeve
Për të kuptuar nëse ekziston ndonjë udhëzim që kufizon ofrimin e shërbimeve për qytetarët që nuk janë banorë të Fushë Kosovës, redaksia ka kontaktuar drejtorin e QKMF-së, Remzi Shala. Drejtori ka konfirmuar se nuk ka asnjë urdhëresë të tillë dhe se një refuzim i tillë nuk justifikohet.

“Shërbimet mjekësore duhet të ofrohen për të gjithë qytetarët, pavarësisht vendbanimit të tyre. Nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëzim që ndalon ofrimin e shërbimeve për ata që nuk janë banorë të regjistruar të Fushë Kosovës,” deklaroi Shala.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM