Me 28 Janar sistemi i sigurisë në Aeroportin e Prishtinës, ANP “Adem Jashari” ka dështuar.
Një zonjë e moshuar kanë arritur t’i kaloj të gjitha sistemet e sigurisë me një armë të ftoht në trup, që është konfirmuar se ishte thikë.
Dyshohet se e moshuara kishte fshehur në trupin e saj thikën, ka arritur që të kaloj të gjithë filtrat e sigurisë, përfshirë këtu edhe detektorin e metaleve, i cili do të duhej të parandalonte një gjë të tillë!
Sipas burimeve të Gazetës Expose brenda Aeroportit, detektori i cili është pajisja kyçe e cila detekton pjesët metalike në trup, ishte tërësisht jashtë funksionit, pra ishte i fikur! Për më keq, operatori i cili po lejonte kalimin e pasagjerëve nëpër detektor nuk e kishte vërejtur fare se detektori ishte i fikur, duke kaluar kështu dhjetëra udhëtar të cilët po kalonin tërësisht të pa sigurt dhe të pa kontrolluar nga shërbimi i sigurimit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në ditën kritike një zonjë e cila ishte e moshuar kishte kaluar detektorin e metaleve dhe të gjithë zonën e sigurisë për t’u kthyer më pas te Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe duke dorëzuar thikën të cilën dyshohet që e kishte kaluar nëpër pikën e kontrollit të sigurisë personale dhe të fshehur në trup.
Gazeta Expose ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës, përkatësisht Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për t’u interesuar për rastin.
Ata kanë konfirmuar incidentin për Gazeta Expose, mirëpo edhe kanë tentuar që të minimizojnë rastin duke e quajtur thikën si “thikë të vogël”
“Me datë 28.01.2024 është raportuar/deklaruar për një mjet (thikë e vogël) në posedim të një udhëtari, e cila sipas procedurave është konfiskuar për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me autoritet kompetente të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Prokurorisë.” ka bërë të ditur Policia.
Ndërsa pyetjeve të gazetës nuk i’u është përgjigjur Kastriot Gashi – shef i divizionit për sigurinë e Aviacionit Civil, e as Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Ndërsa eksperti i sigurisë Drizan Shala në një prononcim për Gazeta Expose ka bërë të qartë se një lëshim i tillë afekton drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe se Aeroporti i Prishtinës në mungesë të sigurisë përveç transportimit të armëve, mund të bëhet edhe si pikë kalimi i lëndëve narkotike e që destinacion kanë tregun ndërkombëtar.