Home » “Shkëputja e kontratave” MINT merr një vendim të rëndësishëm për klientët, godet operatorët kabllor

“Shkëputja e kontratave” MINT merr një vendim të rëndësishëm për klientët, godet operatorët kabllor

by Arlind Imeri
0 comments

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marr një vendim të rëndësishme në mbrojte të të drejtave të konsumatorëve që përdorin operatorët kabllor. Sipas vendimit, MINT obligon operatorët kabllor që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke iu lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës, nëse operatori nuk ka arritur të përmbush obligimet sipas kontratës.

Konsumatorët në Kosovë  janë ankuar se nuk po iu lejohet shkëputja e kontratave edhe pse operatorët kabllor kanë mashtruar me kontrata. Së fundmi edhe Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar disa operues kabllor për shkak se i kanë mashtruar klientët e tyre me kontrata.

Në vendimin e MINT, thuhet se detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me Ligjin.

“Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”.

MINT nxjerr vendim për shkëputje të kontratës së konsumatorëve me operatorët kabllorë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ( MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT), pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve që ka pranuar Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit, lidhur me shërbimet e rrjetit kabllor, ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar operatorët kabllor që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke iu lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës, nëse operatori nuk ka arritur të përmbush obligimet sipas kontratës.

Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë konsumatorëve, prandaj me këtë rast i falënderon për besimin që ata tregojnë, duke i dërguar të gjitha ankesat e tyre pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINT, për shqyrtim të mëtejmë nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet tjera përgjegjëse, me trajtimin me kujdes të secilës ankesë që vjen nga qytetarët, përkatësisht konsumatorët.

 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM