Home » Shkarkimi i Bujar Ejupit, EXFIS dhe krimet e AACK-së…

Shkarkimi i Bujar Ejupit, EXFIS dhe krimet e AACK-së…

by Arlind Imeri
0 comments

Shkruan: Arlind IMERI

 

Më 2 Gusht, pak ditë pasi Bordi i AACK-së kishte kërkuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupi kishte renditur disa nga problemet me të cilat përballej ai dhe institucioni të cilin drejtonte.

Për herë të parëm Ejupi edhe publikisht kishte treguar se po përballej me presion, kërcënime e edhe shantazh për veprimet e tij.

Por kjo nuk është hera e parë që Ejupit e vërteta i kushton me vendin e punës.
Kujtojmë se disa vite më parë, sinjalizimi i shkeljeve flagrante nga ASHNA dhe LIMAK e që bëhej fjalë edhe për rrezikimin e fluturimeve, përkatësisht se Kontrolli Ajror shpesh herë kishte dështuar të kryente punën e saj si pasojë e mos përmbushjes së kontratës nga LIMAK.

Së fundmi Bujar Ejupi po trajtonte çështjen e taksave aeroportuale, përkatësisht taksën e kerozines me të cilën ishte abuzuar që nga dita e parë kur LIMAK kishte koncesionuar Aeroportin “Adem Jashari”.

E të përfshirë në këtë aferë kriminale ishin të përfshirë pikërisht edhe ata të cilët po kërkonin shkarkimin e Ejupit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të AACK-së, më konkretisht, një grup kriminal i cili ishte krijuar nga një pjesë e stafit të AACK-së në krye me Arianit Dobroshin, Arianit Islamin, Besnike Ukmatën dhe disa zyrtar të tjerë të cilët që nga momenti kur Ejupi kishte kërkuar të bëhen transparente taksat që aplikonte LIMAK ndaj operatorëve të tretë, grupacioni i lartcekur kishin filluar të kërkonin shkarkimin e Ejupit.

Ndërsa situata degradoi tërësisht kur filloi që të hapeshin tema që rrezikonte pozitat por edhe mund të dërgonte në burg disa nga zyrtarët e AACK-së.

Largimi i pengesave të cilat i’u ishin bërë hapjes së dy pikave të reja ajrore me Shqipërinë e të cilat deri vonë i kishte penguar Arianit Islami, duke penguar kështu uljen e kostove për kompanitë ajrore e gjithashtu duke reduktuar kështu edhe kohën e fluturimit e që mund të sillnin edhe uljen e çmimeve të biletave.

Ejupi kishte kërkuar hetim edhe në mbi 110 incidente të raportuara të prishjeve të radarit dhe gjithashtu në 43 raste të humbjes së energjisë në pajisjet jetike të navigimit ajror, përfshirë këtu edhe rastin e fundit të incidentit ku për pak sa nuk u përplasen dy aeroplan si pasojë e pakujdesisë së kontrollorëve ajror.

Gjithashtu kishte raportuar edhe falsifikimin e licencave të kontrollorëve të trafikut ajror nga zyrat e AACK-së.

Por këto nuk kanë qenë raportimet e vetme që Bujar Ejupi kishte bërë pran institucioneve ligjvënëse të Kosovës, duke iu prishur rahatinë strukturave të kriminalizuara brenda këtij institucioni kaq të rëndësishëm të Repoblikës sonë.

Por siç edhe u dëshmua, fuqia e EXFIS, kompani kjo e cila ka edhe raporte të mira me zyrtar qeveritar e gjithashtu pronari i kësaj kompanie është edhe dhëndri i ish Kryeprokurorit Aleksandër Lumnezit.

Fuqia e strukturave të kriminalizuara brenda AACK-së ishte më e fuqishme, prandaj qeveria nuk i rezistoi dot grupeve të interesit, përfshirë këtu edhe koncesionarin LIMAK i cili përbrenda është një institucion i kriminalizuar, ku krimi nga menaxhmenti shkon deri në atë pikë sa në një rast është rrezikuar edhe siguria kombëtare e Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto kanë mjaftuar që Zv. Ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, r i cili sipas raportimeve të mediave del të jetë ndër zyrtarët më të korruptuar të Qeverisë Kurti, të kërkonte shkarkimin e Bujar Ejupit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të AACK-së, dhe të miratohej nga shefi i qeverisë.

Por ky nuk është fundi i historisë së këtij institucioni. Përkundrazi, është vetëm fillimi, pasi që organet e rendit kanë filluar hetime mbi dhjetëra raste për krimin që vazhdon të bëhet brenda institucionit të AACK-së, e për disa nga to jam intervistuar edhe unë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës.

Duke pasur besim në drejtësi, kam bindjen se punëtorja e “Braca Kariç” Besnike Ukmata dhe grupi i saj, së shpejti do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në burgun e Dyzit.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM