Home » Serbia pretendon se zbuloi arsenal armësh në një makinë me targa të Kosovës

Serbia pretendon se zbuloi arsenal armësh në një makinë me targa të Kosovës

by Gazeta Expose
0 comments

Në pikëkalimin kufitar në Merdar, autoritetet doganore në Serbi kanë ndaluar një makinë me targa RKS dhe kanë pretenduar se gjatë kontrolles është hasur në arenal të madh armësh. Doganierët serbë kanë kryer një kontroll të detajuar në një makinë Audi A8, e cila po udhëtonte nga Prishtina drejt Serbisë, raporton REL.

Sipas pretendimeve të Doganës së Serbisë, ndonëse dy pasagjerët pretenduan se nuk kishin asgjë për të deklaruar, doganierët e Serbisë vendosën të bënin një kontroll më të thelluar. Pas kontrolles, ata zbuluan një arsenal të madh armësh të fshehura nën karrige dhe nën kapakët e rrotave të makinës.

Sipas këtij njoftimi, pas kontrolles janë gjetur 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë.

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, thuhet në njoftimin e e Doganës së Serbisë.

Më tej, siç raporton REL, autoritetet serbe kanë bërë të ditur se doganierët se dy personat që gjendeshin në këtë automjet janë dorëzuar në polici dhe kanë njoftuar prokurorinë.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM