Home » “Së bashku kundër kancerit” Ipko i dhuron Komunës së Fushë-Kosovës një ekografi të teknologjisë së fundit

“Së bashku kundër kancerit” Ipko i dhuron Komunës së Fushë-Kosovës një ekografi të teknologjisë së fundit

by Arlind Imeri
0 comments

Kompania e telekomunikacionit IPKO i’u është bashkuar fushtës “Të gjithë kundër kancerit” duke i dhuruar Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë një ekografi të sofistikuar i cili mundëson zbulimin e hershëm të kancerit.  

“Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënon këtë datë duke i dhuruar Qendrës Kryesore për mjekësi familjare(QKMF) në komunën e Fushë Kosovës, një sistem të sofistikuar të ultrazërit “Versana Essential Advanced Version” me dy sonda – atë konvekse dhe lineare nga prodhuesi General Electric Healthcare, i cili mund të parandaloj dhe zbuloj kancerin në fazat e hershme dhe i cili mund të jetë jetik në shpëtimin e jetës.” thuhet në komunikatën e operatorit IPKO në facebook.  

“Kontributet e IPKO-së synojnë gjithashtu të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për të ofruar kujdes më të mirë për pacientët me kancer dhe familjet e tyre.” thuhet tutje në këtë komunikatë.  

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM