Home » Presidentja Osmani nis takimin me liderët e partive – në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Presidentja Osmani nis takimin me liderët e partive – në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

by Gazeta Expose
0 comments

Për pak çaste pritet të fillojë takimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike parlamentare, në një përpjekje të re për të zhbllokuar situatën e krijuar në Kuvend dhe për të hapur rrugën e formimit të institucioneve.

Deri tani në objektin e Presidencës janë parë duke hyrë kryetarët e tri partive opozitare: Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK). Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa sa po ka arrijtur edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kjo është tentativa e Presidentes Osmani për të ndërmjetësuar një kompromis politik që do t’i jepte fund bllokadës institucionale që po zgjat tashmë mbi tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 16-tën herë me radhë të konstituohet, për shkak të mungesës së korumit dhe mospajtimit mes partive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Pa konstituim të Kuvendit, nuk mund të procedohet më tutje me mandatarin për formimin e qeverisë së re.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM