Home » Përplasja mes Milaim Zekës dhe Jonida Vokshit ndez debatet në Big Brother VIP Kosova

Përplasja mes Milaim Zekës dhe Jonida Vokshit ndez debatet në Big Brother VIP Kosova

by Gazeta Expose
0 comments

Një moment tensioni mes opinionistit Milaim Zeka dhe moderatores Jonida Vokshi ka shënuar një nga episodet më të diskutuara të prime-it të radhës në Big Brother VIP Kosova. Gjatë një diskutimi në studio, Zeka po shpjegonte se rrjetet e tij sociale menaxhohen nga një ekip tjetër, për shkak të volumit të madh të ndjekësve dhe angazhimeve të tij profesionale.

Megjithatë, Jonida Vokshi ndërhyri për t’i dhënë mendë Zekës mbi mënyrën e menaxhimit të rrjeteve sociale dhe se kush duhet të jetë përgjegjës për to. Ndërhyrja e saj, e cila u perceptua nga Zeka si një përpjekje për t’i mësuar atë, shkaktoi një moment tensioni në studio, duke sjellë një përplasje verbale mes tyre.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte fakti se, në fillim të prime-it, Zeka u vu disa herë në shënjestër të sulmeve nga moderatorët, të cilat mund të konsiderohen si përpjekje për ta ofenduar, gjersa në publik dëgjoheshin thirrjet “Zeka, Zeka” në shenjë përkrahje ndaj Milaim Zekës. 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM