Home » Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

Presidentja Vjosa Osmani i ka vlerësuar të rëndësishme takimet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.

by Gazeta Expose
0 comments

Përmes një postimi në platformën X, Osmani takimin me Macron e cilësoi si një mundësi për të riafirmuar vizionin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Një mundësi e vlefshme për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë–Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” ka shkruar Osmani në platformën X.

Ndërkaq, presidentin turk Erdogan e vlerësoi si mik të palëkundur të Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar  presidentja në një postim tjetër në X.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM