Olta Gixhari, një personazh që dikur përflitej si një nga figurat më të përfolura dhe të kritikuara në Shqipëri e Kosovë, tashmë është rikthyer në skenën publike, por këtë herë si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3. Megjithatë, prezenca e saj në këtë rol ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësitë e saj për të përmbushur pritshmëritë e publikut.
Në prime-in e 15-të të spektaklit, Gixhari u vu re sërish tejet e shpërqendruar, një tendencë që është bërë tashmë një element i përsëritur në paraqitjet e saj. Përveç mungesës së përqendrimit, ajo duket shpesh e pa informuar për dinamikat dhe zhvillimet brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit, duke krijuar përshtypjen se nuk është në sinkron me atë që ndodh në reality show.
Shumë kanë spekuluar se qëllimi i saj për të pranuar këtë rol mund të jetë përpjekja për të përmirësuar imazhin e dëmtuar gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania. Atëherë, Olta u përball me kritika të ashpra nga publiku, duke u kthyer në një figurë kontroverse për sjelljet dhe qëndrimet e saj.
Megjithatë, mungesa e angazhimit të saj në rolin e opinionistes po ngjall zhgënjim, veçanërisht nga një program që kërkon energji, vëmendje dhe një analizë të mprehtë për ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë. Publiku duket se pret më shumë nga Gixhari, veçanërisht pasi ky është një platformë që mund t’i ofrojë asaj një mundësi të dytë për të rindërtuar raportin me audiencën.
Rrjedha e situatave brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3 vazhdon të jetë një fushë e nxehtë debati, por pyetja mbetet: a do të arrijë Olta Gixhari të kapë ritmin dhe të përmbushë pritshmëritë e publikut apo do të mbetet një figurë kontroverse edhe në këtë aventurë të re? Koha do ta tregojë.