Duke filluar nga nesër, autobusët e “Trafikut Urban” do të kenë Wi-Fi.
Lajmin e ka bërë të ditur “Trafiku Urban” në Facebook.
Njoftimi:
Nga nesër, 6 shkurt 2024, në të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të lëshohet Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve tanë të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.
“Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve.