Home » Murati i reagon komunave për tatimin në pronë: Kanë afat deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen

Murati i reagon komunave për tatimin në pronë: Kanë afat deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur absurde dhe hipokrizi paralajmërimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës për dërgimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

by Arlind Imeri
0 comments

Ministri Murati pas mbledhjes së Qeverisë, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk mund të bllokohet.

“Ka një lloj hipokrize sa i përket çështjeve të halleve që i qajnë. Është e pavërtetë që dëmtohet buxheti i komunave. Deri në datën e djeshme janë mbledhur 32.3 milionë euro. Kjo është vetëm një lojë e disa prej komunave dhe në këtë rast e AKK-së”, u shpreh ai.

Ministri Murati në konferencë për media, ka thënë se komunat kanë afat deri më 16 shtator të marrin vendim për zbritjen dhe se gjithçka është në përgjegjësinë e kuvendeve komunale.

“Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Komunat apo kuvendet komunale e kanë të domosdoshme të marrin vendime 30 ditë pas hyrjes në fuqi, data e fundit pra 16 shtator. Pra tash u takon kuvendeve komunale që deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë. Kjo po ashtu përkon me afatin e këstit të dytë, që është 30 shtator. Pra më 16 shtator secili qytetar mund ta dijë sa prej tatimit në pronë do t’u falet nga komuna e tyre. Kjo tashmë ekziston dhe ka bazë ligjore për të. Duhet të merret vendimi nga komunat”, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se komunat do ta dërgojnë Ligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM