Rrjeti gjerman i diskonteve “Lidl” është obliguar për hapjen e dyqaneve me pakicë në Kosovë në qershor të vitit të kaluar, pas një takimi me prodhuesit vendorë të ushqimit dhe pijeve, dhe tani ka filluar të punësojë punëtorë, transmeton portali serb B92.
Siç thuhet nga “D Headhunter Group”, partneri lokal i “Lidl” për punësim, në dyqanet me pakicë të këtij rrjeti janë hapur mundësi të reja punësimi, transmeton Expose.
Tregtari gjerman me diskont, Lidl, ka filluar të punësojë staf për dyqanet e saj të ardhshme në Kosovë”, ka bërë të ditur zyrtari i njësisë kosovare për ofrimin e shërbimeve të burimeve njerëzore shqiptare “D Hedhunter Group”.
Siç është njoftuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lidl ka marrë përsipër hapjen e dyqaneve me pakicë në Kosovë në qershor të vitit të kaluar.
Kompania është e regjistruar në regjistrin e biznesit të Kosovës me emrin “Lidl Kosova L.L.C”, dhe në fushëveprimin e biznesit është edhe menaxhimi i patundshmërive.
“Lidl” është në proces të hyrjes në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa tashmë është prezent në Serbi dhe Kroaci./Paparaci.com