Home » Milaim Zeka: AKI fabrikon lajme të rreme për të njollosur emra të gazetarëve

Milaim Zeka: AKI fabrikon lajme të rreme për të njollosur emra të gazetarëve

by Gazeta Expose
0 comments

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka reaguar lidhur me debatet e fundit që përfshijnë Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe drejtorin e saj, Rilind Gërvalla. Në një shkrim të publikuar, Zeka ka theksuar se Gërvalla ka vepruar në mënyrë korrekte duke treguar burimin e informacionit, një veprim që, sipas tij, është kërkesë minimale në kushte të jashtëzakonshme.

“Rilindi prej fillimit ka treguar burimin e informacionit. Ky ka qenë shumë më korrekt se sa që duhet,” shprehet Zeka, duke shtuar se në rrethana normale burimi do të duhej të tregohej vetëm para një trupi gjykues në rast padie nga palët e përfolura.

Zeka gjithashtu ka akuzuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për fabrikimin e lajmeve të rreme dhe përpjekjet për të njollosur gazetarët dhe figurat publike. Ai përmend raste konkrete, përfshirë një tentativë në vitin 2019 për ta etiketuar atë si bashkëpunëtor të BIA-s serbe.

“Ka pasur një tendencë për të më futur mua si ‘bashkëpunëtor të BIA-s serbe,’ për një marrëveshje legale të nënshkruar për pamje të betejës së Koshares. Kjo është kthyer në një lojë të fëlliqtë nga krerë të AKI-së,” ka thënë Zeka, duke theksuar se të gjitha pagesat në këtë marrëveshje kanë qenë transparente dhe të kryera përmes bankës.

Në shkrimin e tij, gazetari shpreh zhgënjim të madh për rolin e disa kolegëve gazetarë, të cilët, sipas tij, kanë qenë pjesë e këtyre “skemave të fëlliqura” të AKI-së.

Zeka gjithashtu e konsideron të pabesueshme idenë që një bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe të paguhej përmes bankës. “Pyeteni AKI-në nëse ndonjë spiun i tyre paguhet me transfertë bankare. Kjo është absurde!”

Në përfundim, Zeka bën thirrje që debatet dhe akuzat ndaj Rilind Gërvallës dhe RTK-së të ndalen, duke theksuar se prapavija e këtyre zhvillimeve lidhet me politika të ulëta dhe interesa antikombëtare të individëve të caktuar brenda institucioneve të sigurisë.

“Mos i mëshoni as Rilindit, as RTK-së. Krejt këto poshtërsira janë vazhdimësi e një politike primitive që shërben interesa të Serbisë, në emër të Kosovës,” përfundon Zeka.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Asnje gazetar normal qe e njeh minimalisht profesionin e gazetarit, nuk do te mirrej me drejtorin e RTK-se, Rilind Gervallen. Rilindi prej fillimit ka tregu burimin e informacionit. Ky ka qene shume me korrekt se sa qe duhet. Ne kushte normale, burimin e informacionit eshte dashur me tregu vetem perpara nje trupi gjykues, nese dy mediumet e perfolura do ta padisnin RTK-ne, dhe redaktorin e lajmeve ate nate.

 

Nuk eshte hera e pare qe AKI-ja eshte zhytyr ne fabrikimin e lajmeve te rrejshme, dhe ne njollosjen e gazetareve, si dhe ftyrave publike. Keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Por ajo qe me habite pa mase eshte fakti se koleget e mi gazetar kane qene pjese te ketyre skemave te felliqura te AKI-se, madje argat te ketije institucioni.

 

Po e permend vetem nje rast, ne mesin e shume rasteve te tilla.

 

Ne vitin 2019, ne kohen e Shpend Maxhunit, e ne kete mutsihane kane qene te perfshire edhe Driton Gashi e Latif Merovci, ka pasur nje tendence per mem fute mu si “bashkepuntor te BIA-s serbe”, per nje te drejte autoriale qe “Mozaiku” i kishte dhene RTS, per perdorimin e disa pamjeve te luftes te Koshares, qe veq kane qene te shfaqura ne YouTube. Takimi eshte mbajtur ne International Prishtina Hotel. Nga Beogradi ka ardhur nje gazetare femer, nje mashkull, une, dhe gruaja ime.

 

Pas nenshkrimit te marreveshjes, kemi rene dakort qe shuma prej 1950 euro te paguhej ne konton e nuses time ne Tirane.

 

Krejte kete histori legale, krer te AKI-se, jane munduar ta kthejne ne nje fare menyre qe gjoja une qenkam paguar nga BIA- serbe. Dhe kur ma ka thane me nje rast Sami Lushtaku, une kam ngelur paguar tekst, po ne anen tjeter i kam besuar, duke ditur nivelin primitiv te shume njerezeve brenda AKI-se, te cilet me shkruanin anonim permes fb, po qe sherbimet perendimore mi deshifronin adresat e tyre, dhe e dija exakt se kush ishin.

 

Te gjitha keto histori i ka ditur edhe Berat Buzhala, edhe Vehbi Kajtazi, edhe Baton Haxhiu, edhe Fatmir Sheholli, po shumices prej tyre iu ka konvenuar loja dhe lufta e felliqte qe kane bere persona te caktuar brenda AKI-se.

 

Po te paguhesha une nga BIA-serbe, nuk do te ndodhte pagesa permes bankes. Te gjithe agjentate e AKI-se paguhen me para ne dore. Pyetne AKI-ne nese paguan ndonje spijun te ketij institucioni permes bankes?

 

Per me e shkurtu muhabetin: Mos i meshoni as Rilindit, as RTK-se. Krejte keto poshtersi qe kane ndodhur ndaj dy portaleve, jane vazhdimesi i politikes primitive qe eshte instaluar tek ne, dhe njerezeve te caktuar antishqiptar ne AKI, te cilet ne emrin e Kosoves bejne punen e Serbise.

 

Shikoni biografine kombetare te shumices te krereve te AKI-se se kush kane qene ne te kaluaren. Shume kane biografi te njejte me Tomqen-Gashin…!!!

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM