Rreth figurës s Milan Radojiçiqit, njeriut që tashmë kërkohet nga interpoli për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, po vazhdojnë të raportojnë mediet në Serbi. Pas raportimeve mbi vendndodhjen e tij javë më parë, sot BIRN-i serb ka shkruar një artikull të gjatë mbi lidhjet e tij me tregun e mariuhanës në Kosovë. Çka u shkrua për Radojiçiqin sot nga ana e BIRN-it serb?
Rreth një vit e gjysmë më parë, Policia e Kosovës kishte zbuluar dhe asgjësuar 11 laboratorë të kultivimit të marihuanës në veri të Kosovës, që dikur kontrollohej nga Radojiçiqi. Në raportim, BIRN-i serb shkruan se policët që kanë menaxhuar me këtë aksion tregojnë se njerëzit e kapur gjatë aksionit në këto laboratore janë të lidhur me Radojiçiqin.
Ndryshe, bëhet fjalë për laboratorin e drogës në fshatin Izvor, që gjendet në mes të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, pranë kufirit me Serbinë, ku thuhej se është zbuluar “ferma më e madhe e marihuanës në veri të Kosovës”.
Në laboratoin në fshatin Izvor, që gjendet në mes Leposaviqit dhe Zubin Potokut, afër kufirit me Serbinë, ishte lokalizuar laboratori më i madh i kultivimit të drogës në veri të Kosovës. Në maj, raporton BIRN-i, mijëra fije të kanabisit.
Sipas raportimin, laboratori në këtë fshat ishte më i pajisuri për rritjen e marijuanës, pasi kishte pajisjet më moderne, të cilat përfshinin një numër të madh kondicionerësh dhe filtra të veçantë që parandalojnë përhapjen e erës së marihuanës jashtë zonës ku kultivohej.
“Të gjitha kondicionerët, ajrosja, të gjithë filtrat… Janë gjetur edhe laboratorë të tjerë në veri, por asnjëri prej tyre nuk kishte ato filtra të veçantë që pengojnë përhapjen e erës së kanabisit jashtë.” – deklaroi Veton Elshani nga Policia e Kosovës për BIRN, transmeton Nacionale.
“Këto laboratorë në veri të Kosovës kanë rreth dy vite që punojnë” – shton Elshani.
Tutje, në këtë artikull flitet edhe për marrëdhëniet në mës Radojiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, një biznesmen kontravers nga veriu i Kosovës, që aktualisht gjendet në Serbi. Duke u bazuar në burime, BIRN-i shkruan se Veselinoviqi ka një rol më dominant në këto raport.
Sjellim ndërmend që Radojiçiqi tashmë është zyrtarisht në “njoftimin e kuq” të Interpolit. Ndryshe Radojiçiqi e kishte pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Po i njoftoj të gjithë të përndjekësit e popullit serb, që nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër okupatorit. Ky akt i imi nuk ka pasur asnjë karakter tjetër, asnjë qëllim dhe nuk ka të bëjë fare me përfshirjen time të mëparshme politike.” – deklaronte Radojiçiqi.