Home » Ish-ushtari i UÇK-së u arrestua dje nga Serbia, Kurti ende s’e thotë asnjë fjalë

Ish-ushtari i UÇK-së u arrestua dje nga Serbia, Kurti ende s’e thotë asnjë fjalë

by Gazeta Expose
0 comments

Hasan Dakaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar nga Serbia. Ai u arrestua derisa po kalonte kufirin me vëllanë e tij, Xhavit Dakaj, ky tashmë është liruar sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ndërkohë, në lidhje me krejt këtë situatë, ende nuk ka një reagim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Xhevdet Smakiqi, avokat, të premten përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi se dy vëllezërit janë arrestuar duke udhëtuar për në Itali.

“Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.” – deklaroi ai.

Çka thonë institucionet?

Nuk vonoi shumë, reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Përmes një komunikate për media, u njoftua se Xhavit Daka është liruar.

Sipas MPJ-së ndërkaq, “janë aktivizuar të gjithë mekanizmat institucional” dhe janë njoftuar partnerët ndërkombëtarë.

“Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.” – thuhet tutje.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM