Home » Kryeministri Kurti nuk paraqitet për dëshminë, Prokuroria Speciale do të lëshojë një ftesë të re

Kryeministri Kurti nuk paraqitet për dëshminë, Prokuroria Speciale do të lëshojë një ftesë të re

by Gazeta Expose
0 comments

Prokuroria Speciale e Kosovës do të dërgojë një tjetër ftesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të dëshmojë lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridonë Kozmaqi, deklaroi se institucioni ka marrë njoftim nga kabineti i kryeministrit se ai ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.

“Prokuroria është informuar nga kabineti i kryeministrit se z. Kurti është në udhëtim jashtë vendit dhe nuk ka mundësi të paraqitet sot,” u shpreh Kozmaqi.

Ajo theksoi se, bazuar në ligjin në fuqi, Prokuroria do të hartojë një ftesë tjetër për një datë të re, duke i dhënë mundësi kryeministrit të dëshmojë.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM