Home » Krasniqi: Ishalla lëviz diçka, po shpresoj që LVV e ka ndërru kandidaten

Krasniqi: Ishalla lëviz diçka, po shpresoj që LVV e ka ndërru kandidaten

by Gazeta Expose
0 comments

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës shpreson se sot do të “lëviz
diçka” lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. 

Para hyrjes në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Memli Krasniqi iu tha gazetarëve se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje e ka ndërruar kandidaten për kryetare të Kuvendit. 

“Pas seancës këqyrim. Ishalla lëviz diçka. Ndoshta e kanë ndërru kandidaten – po shpresoj. Përndryshe duan ta vazhdojnë bllokadën”, tha ai. 

I pyetur se a ka zgjidhje, Krasniqi u përgjigj shkurtimisht: “Po, ndonjë kandidat tjetër”. 

Albulena Haxhiu ka dështuar disa herë që t’i marrë m61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare. 

Krasniqi ka thënë të mërkurën se janë të gatshëm për takim me LVV-në, për të diskutuar për një “kandidaturë tjetër” që “mund të jetë e pranueshme”. 

 

 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM