Home » Kallëzim Penal ndaj Edmond Hajrizit – UBT përfundon në Prokurori për uzurpim të United Hospital

Kallëzim Penal ndaj Edmond Hajrizit – UBT përfundon në Prokurori për uzurpim të United Hospital

by Gazeta Expose
0 comments

Dr. Arben Kojqiqi dhe Dr. Fatos Kojqiqi, aksionarë të “United Hospital,” kanë dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Republikës së Kosovës ndaj Edmond Hajrizajt, pronar i kompanisë UBT, për shkelje të rënda ligjore që përfshijnë mashtrim, hyrje të paautorizuar në pronë private, dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas kallëzimit të dorëzuar, Hajrizaj dyshohet se ka blerë aksionet e njërit prej aksionarëve të “United Hospital” pa marrë miratimin e aksionarëve të tjerë, duke shkelur kështu rregullat e statutit të shoqërisë dhe të drejtat e parablerjes që u takojnë aksionarëve ekzistues. Më pas, ai ka hyrë në objektet e spitalit pa pëlqimin e aksionarëve të tjerë, gjë që konsiderohet si ndërhyrje e paautorizuar në pronën e tyre.

Kallëzimi penal gjithashtu përfshin pretendime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke argumentuar se Hajrizaj ka përdorur ndikimin e tij për të marrë kontrollin mbi “United Hospital” në mënyrë të paligjshme, pa respektuar procedurat e përcaktuara nga ligji dhe pa marrë pëlqimin e organeve të drejtimit të shoqërisë.

Në kallëzimin e tyre, Dr. Arben Kojqiqi dhe Dr. Fatos Kojqiqi theksojnë se veprimet e Hajrizajt kanë shkaktuar dëm të madh për shoqërinë dhe aksionarët, duke cenur të drejtat e tyre ekonomike dhe duke krijuar një situatë të rrezikshme për funksionimin e spitalit. Ata kanë kërkuar nga Prokuroria Themelore që të ndërmerren masa të menjëhershme për të hetuar rastin dhe për të siguruar drejtësi.

“Në bazë të provave që kemi paraqitur, besojmë se kemi të bëjmë me një rast të rëndë të shkeljes së ligjit që kërkon ndërhyrje urgjente nga organet e drejtësisë,” deklaroi Dr. Arben Kojqiqi për Gazeta Expose.

Prokuroria Themelore pritet të nisë hetimet në ditët në vijim për të verifikuar pretendimet e paraqitura dhe për të marrë masat e duhura ligjore.

I kontaktuar nga Gazeta Expose, Edmond Hajrizi pronari i kompanisë UBT ka thënë ai ka autorizim për t’u futur brenda spitalit pasi që i njëjti ka kontratë pune me United Hospital “Unë kam hyrje të autoriziar sepse kam kontratë me United Hospital te punoj aty. Si punëtor” ka shtuar Hajrizi.

Ende nuk është i qartë pozicioni i Z. Edmond Hajrizit brenda United Hospital, pasi që ai vetë herë deklaron se është punëtor e herë pronarë i United Hospital.
Burime të gazetës brenda United Hospital mësojnë se Hajrizi tashmë ka një kontratë pune me United Hospital si Menaxher Operacional.

I pyetur për vlerën e blerjes së aksioneve, ai ka refuzuar të na jap detaje. Sipas Hajrizit kjo është qështje në mes të shitësit dhe blerësit të aksioneve.

Ngjarjet në fjalë mund të shërbejnë si një precedent i rëndësishëm për trajtimin e çështjeve të ngjashme në të ardhmen dhe për forcimin e respektimit të ligjit në sektorin e biznesit në Kosovë. 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM