Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të lirohet sot nga Gjykata e Apelit të Dhomës së Specializuar “nëse ka drejtësi të pavarur”.
Në një shkrim në Facebook, Kajtazi shprehu solidaritet me Mustafën, të dënuar me 26 vjet burgim nga shkalla e parë e Dhomës së Specializuar.
“‘Lufta e UÇK-se ishte e drejte, e pashmangshme dhe e domosdoshme’, Salih Mustafa.
Nese ka drejtesi te pavarur, sot Cali do te lirohet. Me ty Cal, ne te mire dhe ne te keq”, ka thënë Kajtazi.