Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një punonjëse të Policisë së Kosovës me dyshimin se i njëjta ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas njoftimit të IPK, incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajt.
“Hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.