Home » I arrestuari që rrahu serbin që vdiq në Spitalin e Nishit është një 20 vjeçar

I arrestuari që rrahu serbin që vdiq në Spitalin e Nishit është një 20 vjeçar

by Arlind Imeri
0 comments

J.K., i nacionalitetit serb ka vdekur dje në Spitalin e Nishit si pasojë e një rrahje nga një bashkëkombës javën e kaluar në Shtërpcë. Sipas policisë viktima është një 49 vjeçar, ndërsa i arrestuari është 20 vjeçari, N.K.  

Fillimisht ai ditën e rrahjes ishte trajtuar në Graçanicë për t’u dërguar më pas në Spitalin e Nishit. 

“Me datën 10.12.2023 rreth orës 19:40 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Shtërpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjellur me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin Graçanicës. Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit. Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugun që qonë për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim me porkurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.”, thuhet në njoftim.  

Policia ka dhënë detaje edhe për përleshjen në të cilën 49-vjeçari mori lëndime të rënda.  

“Me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se,  për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graqanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbajte për 48 orë, për veprime tjera hetimore.  Rreth orës 19:30 të datës 12.12.2023, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi”, thuhet tutje në njoftim.  

Për këtë rast sot kanë dhënë detaje edhe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.  

Në një përgjigje për Express, ata thanë se sot do të kërkojnë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.  

“Sipas informatave të para, ju njoftojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në Shtërpcë, më 08.12.2023, ku kanë qenë të përfshirë dy persona-shtetas serb. Viktima në këtë rast pas lëndimeve të marra fillimisht është dërguar për trajtim në Graçanicë e më pas në spitalin klinik në Nish-Serbi dhe i njëjti ka ndërruar jetë më datë 12.12.2023”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express. 

Për këtë rast të dielën është ndaluar një serb. Nga prokuroria njoftuan se tashmë ai është ndaluar për 48 orë dhe se sot gjatë ditës pritet që ndaj tij të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. 

“Ndërsa, i dyshuari në këtë rast, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” me pasojë vdekjen. Kurse, sot gjatë ditës, Prokurori i çështjes, ndaj të njëjtit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, për shkak të dyshimit të veprës penale të lartcekur. Rasti në fjalë është në procedurë hetimore dhe për momentin nuk mund të japim detaje tjera”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre. 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM