Home » Hykmete Bajrami: LDK nuk e mbështet Albulena Haxhiun, përgjegjësia për zhbllokimin e situatës është e VV-së

Hykmete Bajrami: LDK nuk e mbështet Albulena Haxhiun, përgjegjësia për zhbllokimin e situatës është e VV-së

by Gazeta Expose
0 comments

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar sot pas përfundimit të seancës së Kuvendit se partia e saj nuk do të mbështesë Albulena Haxhiun, e gjithashtu për asnjë kandidat tjetër të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Bajrami citoi Albert Einsteinin duke thënë: “Është çmenduri të përsëritësh të njëjtin veprim dhe të presësh rezultat ndryshe,” duke kritikuar kështu tentimet e njëpasnjëshme të Vetëvendosjes për të zgjedhur kryetarin pa arritur marrëveshje më të gjera politike.

“LDK nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe as për ndonjë kandidat tjetër të Vetëvendosjes. Përgjegjësia për zhbllokimin e kësaj situate është plotësisht e Vetëvendosjes,” theksoi Bajrami, duke shtuar se partia që ajo përfaqëson nuk është e interesuar të qeverisë në asnjë formë me Vetëvendosjen.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM