Home » Haradinaj: Jemi për të bërë zgjidhje sa më shpejt që është e mundshme

Haradinaj: Jemi për të bërë zgjidhje sa më shpejt që është e mundshme

by Gazeta Expose
0 comments

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se janë për gjetjen e një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit. 

“Jemi për të bërë zgjidhje, sa më shpejt që është e mundshme”, tha ai para se të hynte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive. 

Megjithatë, ai tha se zgjidhja e kësaj çështjeje i takon LVV-së. 

“Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje”, tha ai. 

Haradinaj tha se “do të ishte shumë e udhës që presidentja t’i ftonte partitë parlamentare në një takim”. 

Ai tha se “duket se (LVV) nuk e kane për qëllim” zhbllokimin e Kuvendit. 

 

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM