Edmond Hajrizi, drejtues i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), ka pranuar për herë të parë publikisht përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë, blerjen e aksioneve nga Alfred Ibrahimi aksionar në spitalin privat “United Hospital.” Në mesazhin e tij dërguar kryeredaktorit Arlind Imeri, Hajrizi konfirmon përfshirjen e tij në investimin e këtij institucioni mjekësor dhe adreson disa aspekte të procesit.
Në këtë mesazh, Hajrizi konfirmoi vetë blerjen e aksioneve, por shtoi se procesi i regjistrimit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) është ende në zhvillim e sipër. Megjithatë, ndërmarrja e këtij hapi pa konsultimin dhe pëlqimin e plotë të aksionarëve ka ngritur shqetësime mbi ligjshmërinë e procesit.
Por vetëm disa minuta më vonë, ai mohon të ketë blerë aksionet duke aluduar se ai është punëtor me kontratë në United Hospital.
Hajrizaj shfaqet tejet konfuz në këtë komunikim, duke mos qenë i qartë në përgjigjet e tij.
Redaksia kërkon falje për komunikimin dhe drejtëshkrimin e Rektorit të UBT-së, pasi që mesazhet janë të pa redaktuara.