Home » Dështim i radhës në Kuvend: Albulena Haxhiu siguron vetëm 57 vota për kryetare

Dështim i radhës në Kuvend: Albulena Haxhiu siguron vetëm 57 vota për kryetare

by Gazeta Expose
0 comments

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, pasi kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm të votave. Nga gjithsej 120 deputetë, Haxhiu siguroi vetëm 57 vota, shumë më pak se minimumi prej 61 votash të kërkuara për t’u zgjedhur në këtë post.

Ky dështim thellon edhe më tej krizën institucionale, duke zvarritur funksionalizimin e plotë të Kuvendit dhe duke rritur presionin mbi Vetëvendosjen për të siguruar një marrëveshje me partnerët politikë ose për të rishikuar kandidaturën.

Seanca e radhës thirret pas 48 orësh.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM