Home » Departamenti Meteorologjik i ASHNA paralajmëron rënie të temperaturave dhe reshje bore

Departamenti Meteorologjik i ASHNA paralajmëron rënie të temperaturave dhe reshje bore

by Gazeta Expose
0 comments

Pas një periudhe të zgjatur me mot të butë që ka mbretëruar në Kosovë, Departamenti Meteorologjik i Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror të Kosovës paralajmëron një ndryshim të papritur të motit. Duke filluar nga e hëna, vendi pritet të përjetojë mot dimëror me temperatura të ulëta dhe reshje bore, një kthesë e vërtetë nga temperaturat pranverore që u shënuan kohët e fundit. 

Ky ndryshim i befasishëm i motit, i parashikuar qysh në fund të gushtit të vitit të kaluar, vjen si rezultat i një devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur. Ky fenomen ka prekur vendet nordike me temperatura ekstreme deri në -43°C dhe tani është duke u zgjeruar edhe në gadishullin Ballkanik. 

Prishtinë dhe zonat përreth pritet të përballen me shtresa bore të cekëta. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të kalojnë -1°C. Gjithashtu, erërat e furishme veri-verilindore, me shpejtësi deri në 20m/s, do të rrisin ndjeshëm ndjesinë e acarit, duke sjellë sfida të mëdha për qytetarët në zhvillimin e aktiviteteve të tyre të përditshme. 

Postimi i ASHNA:

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM