Home » Daçiq e quan “barut” Kurtin: Mund ta ndezë gjithë rajonin

Daçiq e quan “barut” Kurtin: Mund ta ndezë gjithë rajonin

by Arlind Imeri
0 comments

Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe konfirmon se Albin Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, tha për Kosova Online ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke theksuar se mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare ishin të ashpra, por më e rëndësishme është ajo që do të pasojë.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund të ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiq

Tutje ai është shprehur kritik ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Ju keni inkursione të përditshme të grupeve të armatosura nga Prishtina, që është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Tani keni tentativa për ndalimin e dinarit në Kosovë dhe ndërhyrjen në institucionet serbe në Kosovë. E gjithë kjo na sjell në dilemën nëse komuniteti ndërkombëtar është një faktor që duhet të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin, nëse ka rolin e parashikuar për të nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshja e Brukselit, apo nëse është në rolin e qetësimit të Beogradit në mënyrë që Prishtina t’i arrijë më lehtë qëllimet e veta”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM