Home » Bes Kallaku flet për herë të parë pas aludimeve për ndarjen nga Xhensila

Bes Kallaku flet për herë të parë pas aludimeve për ndarjen nga Xhensila

by Arlind Imeri
0 comments

Bes Kallaku ka folur për herë të parë për thashethemet për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.

Aktori ka treguar se si i ka pritur këto aludime për të dhe këngëtaren.

“A e di ku më vret më shumë, më ka thënë një prift diçka shumë të bukur për Shqipërinë. Prift i huaj italian. Ky mund të jetë vend më i bukur nga Zoti por më i mallkuar nga robi”, u shpreh fillimisht ai.

Tutje Besi tha: “Ne kemi një dëshirë vet-mallkimi për vendin tonë dhe për ata që ecin para. Kjo është shumë problem, përgjithësisht ne duam të bëhemi të mbarë brenda ditës. Nëse nuk mund të bëhemi brenda ditës themi, si u bë ai legeni. Besi ka 21 vite që punon. Që punoj në televizion, koncerte. Bëhesh nëse punon dhe ke vendosur të punosh. Edhe tjetra pastaj është që, ne kemi dëshirë shumë të madhe që të vërtetën ta pranojmë për gënjeshtër dhe gënjeshtrën për të vërtetë”.

“Vjen një moment që mbushesh aq shumë sa duhet të bësh një lloj reagimi. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën. Kur një njeri është i pastër, i rregullt, vjen një moment kur vritesh nga të gjithë fjalët. Gjithsesi, të jesh në rregull me ata nalt, për të tjerët rrotull le të thonë sepse ka diçka edhe përflitesh për gjithçka”, u shpreh Besi.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM