Home » Behrami takon Grenellin: Mbështetës i madh i Kosovës

Behrami takon Grenellin: Mbështetës i madh i Kosovës

by Gazeta Expose
0 comments

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për emisarin special të presidentit Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, duke e cilësuar si një “mbështetës të madh të Kosovës” dhe një “luftëtar të palëkundur për drejtësi”.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka ndarë një fotografi nga takimi me Grenellin.

“Me Ambasadorin Grenell-një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi”, ka shkruar Behrami.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM