Por e vërteta e këtyre 20,000.00 eurove është se ato mjete asnjëherë nuk kaluan në Komunën e Suharekës, sepse fatura e ndërtimit të kësaj shtëpie ishte bërë nga Komuna e Fushë Kosovës drejt Operatorit Ekonomik BG-ING nga Suhareka.
Pra, vendimi i 22 gushtit të vitit 2018 ishte vendim i rrejshëm ku në emër të vërshimeve u keqpërdoren plot 20,000.00 euro!
Gazeta Expose ka siguruar dy faturat të cilat janë paguar nga Komuna e Fushë Kosovës, ani pse kjo e fundit mjetet i kishte zotuar që t’i derdhte në Komunën e Suharekës.
Ndërsa gazeta ka kontaktuar edhe Bali Muharremajn, Kryetarin e Komunës së Suharekës, mirëpo Muharremaj është përgjigur duke thënë se mjetet Komuna e Fushë Kosovës i ka derdhur tek komuna e Suharekes, mirëpo ai lë edhe dyshime duke thënë se nuk i kujtohet sakt, sepse ka kohë që ka kaluar.
Por si e parasheh rregullorja për ndarjen e Subvencioneve e miratuar nga Kuvendi Komunal Fushë-Kosovë!?
Neni 12 dhe 13 i rregullorës për ndarjen e subvencioneve, e miratuar nga Kuvendi Komunal Fushë-Kosovë thot:
Neni 12:
- Kryetari i Komunës, sipas kërkesave të arsyetuara, ndanë ndihmë momentale nga fondi për subvencione dhe transfere i Komunës për raste urgjente të shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, varfëri të skajshme për familje apo individ të caktuar me sëmundje të rënda që kërkojnë mjekim të kushtueshëm.
Neni 13:
- Kryetari i Komunës lejon ndarjen e subvencioneve për persona dhe familjet në nevojë si ndihmë materiale për përkujdesje sociale dhe shëndetësore, shumë e cila mund të jetë prej 0-2000 euro.
- Ndihma materiale e cekur në paragrafin 1 të këtij neni nënkupton sigurimin e të hollave, ushqimit apo kompenzimin e trajtimit të domosdoshëm për një individ apo familje.
- Për çdo shumë më të lartë nga ajo e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, vendos KUVENDI I KOMUNËS SË FUSHË KOSOVËS.
Edhe pse u avulluan plot 20,000.00 euro nga buxheti i Komunës së Fushë Kosovës, kjo e fundit vazhdon të mbaj të fshehur Vendimin e Kryetarit Berisha.
Gazeta Expose ka tentuar që të ketë qasje në këtë dokument mirëpo Komuna e Fushë Kosovës ka refuzuar që qasja të na ipet në këtë vendim.
Komuna e Fushë Kosovës ka gënjyer në përgjigjen e saj duke pretenduar që mjetet janë derdhur tek Komuna e Suharekës, ani pse një gjë e tillë nuk është e vërtetë.