Pas raportimit të Gazetës Expose për borxhin e mbi 400,000.00 eurove të ‘United Hospital’, është vënë në lëvizje Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Sipas burimeve të Gazeta Expose brenda United Hospital, llogaritë bankare janë bllokuar pas raportimit me datë 27 shkurtë, në artikullin me titull United Hospital në krizë – mbi 400 mij euro borxh ATK-së!
Deri te akumulimi i borxhit dhe mos veprimi i ATK-së, ka ardhur pasi që mbrapa këtij spitali qëndron biznesmeni kontravers nga Shqipëria, Alfred Ibrahimi, i njohur si Freedi ei cili po hetohet nga SPAK-u për disa krime financiare.
Për Gazetën Expose borxhin e United Hospital ndaj ATK-së e kishte konfirmuar Avokati i Alfred Ibrahimit, Virtyt Ibrahimaga, duke thënë se ky borxh është i akumuluar tash e disa vite.
Gazeta Expose kishte tentuar të siguronte përgjigjje edhe nga ATK ku këta të fundit në mënyrë sipërfaqësore ishin shprehur rreth rastit të borxhit prej 400.000 eurove. Ani pse ky institucion i’u shmang pyetjeve të cilat Gazeta Expose ka dërguar këtë ngjarje do ta përcjellë një mister i madh: pse ATK ka lejuar që ky subjekt të futej në borxhe aq të mëdha.
Përpara kësaj situate dramatike, Spitali Privat United Hospital ishte një institucion shëndetësor privat i njohur për cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe për përkushtimin ndaj kujdesit shëndetësor. Megjithatë, sot, spitali është përfshirë në një vërshim ngjarjesh ku borxhi dhe problemet e brendëshme janë bërë një barrë e pamundur për t’i mbajtur standardet e larta të shërbimit.
Në këtë periudhë tensioni dhe ankthi, pacientët janë ata që paguajnë më së shumti. Sot gjatë ditës gazeta Expose do të sjell tek lexuesit një histori drithëruese të një pacientje e cila sa nuk humbi jetën, për tu dërguar dhe u operua më pas me urgjenc në QKUK.
Po ashtu, gjatë ditës do të sjellim te lexuesit se si Bordi i United Hospital, ka shkarkuar drejtorin e nacionalitetit grek, pas raportimeve të gazetës Expose.