Home » Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

by Gazeta Expose
0 comments

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu-Shamolli, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Hetuesit e Krimeve të Luftës.

Sipas hetimeve, M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të MUP-it serb, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, plaçkitje, tortura dhe rrahje të civilëve shqiptarë.

Prokuroria bën të ditur se gjatë prillit të vitit 1999, i pandehuri, së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë Serbe, ka marrë pjesë në një operacion në fshatin Zhazhë, ku kanë mbetur të vrarë shtatë civilë shqiptarë.

Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, në komunën e Mitrovicës.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-ës, i pandehuri M.D, së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë Serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë. Trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, ne komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka paralajmëruar se brenda afateve ligjore do të paraqesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti Special, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM