Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i mitur në Fushë Kosovë i cili dyshohet se është i përfshirë në tri vepra penale.
I dyshuari është i përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda dhe në një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Sipas njoftimit të policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në lokacione të ndryshme, ku nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave mbi 200 euro.
Ndërsa në rastin e shpërdorimit të pasurisë, dyshohet se i mituri ka arritur të grabisë portofolin me dokumente dhe një shumë të parave mbi 300 euro.
“Rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje (12.12.2023), ku në lokacione të ndryshme, nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave ( mbi 200 €). Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhë me 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave (mbi 300€). Personi i dyshuar, i mitur pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.