Home » Arlind Imeri: Palestina nuk na ekzistuar kurrë dhe historia është në anën e Izraelit!

Arlind Imeri: Palestina nuk na ekzistuar kurrë dhe historia është në anën e Izraelit!

by Gazeta Expose
0 comments

Në një opinion të fundit, Arlind Imeri, një gazetar dhe njohës i çështjeve ndërkombëtare, ka paraqitur një qëndrim të fortë mbi çështjen e Palestinës dhe të Izraelit, duke argumentuar se Palestina nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurrë si shtet. Në artikullin e tij, Imeri mbështet pikëpamjen se historia, ligji dhe feja janë në anën e Izraelit.

Sipas Imerit, territori i njohur si “Palestinë” kurrë nuk ka pasur një shtetësi të pavarur, por gjithmonë ka qenë nën sundimin e perandorive të ndryshme si ajo romake, bizantine, arabe dhe osmane. Ai thekson se termi “Palestinë” u krijua nga romakët për të fshirë lidhjen historike të hebrenjve me këtë rajon, të cilin ai e quan “Toka e Premtuar” për popullin hebre.

Për më tepër, Imeri i referohet edhe aspekteve fetare, duke përmendur se Lidhja e Shenjtë midis popullit hebre dhe tokës së Izraelit ka rrënjë në kohën e Abrahamit, dhe kjo është e pranuar nga traditat judaike, krishtere dhe islame. Sipas tij, Zoti i dha Abrahamit dhe pasardhësve të tij tokën e Izraelit si një trashëgimi të përjetshme.

Në përfundim, ai thekson se as historia, as ligji ndërkombëtar, dhe as morali nuk ofrojnë baza për ekzistencën e një shteti palestinez, duke përmendur edhe refuzimin e arabëve për të pranuar zgjidhjen me dy shtete në vitin 1947, që sipas tij ka çuar në konflikt të përhershëm në rajon.

Opinioni i plotë i Imerit:

Palestina nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurrë – historia, ligji dhe feja janë në anën e Izraelit!

Historikisht, territori i ashtuquajtur “Palestinë” nuk ka pasur kurrë struktura shtetërore të pavarura. Ky rajon ka qenë i sunduar nga perandori të ndryshme, përfshirë romakët, bizantinët, arabët dhe osmanët, por asnjëherë nuk ka ekzistuar si një shtet sovran palestinez. Termi “Palestinë” u shpik nga romakët për të fshirë lidhjen e lashtë të hebrenjve me këtë tokë, një tokë që ka qenë dhe do të mbetet Toka e Premtuar për popullin hebre.

E për nga ana fetare, Lidhja e shenjtë e popullit hebre me tokën e Izraelit vjen që nga koha e Abrahamit. Sipas traditës fetare judaike, krishtere dhe madje edhe islame, Zoti i dha Abrahamit dhe pasardhësve të tij tokën e Izraelit si Toka e Premtuar.

Pra, Premtimi i Zotit për Abrahamin për një komb të madh dhe për zotërimin e tokës së Kanaanit u përmbush përmes Isakut, pasardhësve të tij, dhe kombit të Izraelit. Bibla është e qartë në përcaktimin e Isakut si trashëgimtari i besëlidhjes dhe përfaqësues i kombit të zgjedhur.

E Kombet e Bashkuara në vitin 1947 e njohën të drejtën e popullit hebre për të krijuar shtetin e Izraelit, por fatkeqësisht, refuzimi i arabëve për zgjidhjen me dy shtete çoi në konflikt të përhershëm. Një shtet palestinez nuk mund të ekzistojë kurrë, sepse nuk ka as bazë historike, as ligjore, dhe as morale për të ekzistuar.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM