Sipas raportit të Kantar’s BrandZ për vitin 2025, Apple është marka më e vlefshme në botë me një vlerësim prej 1.29 trilion dollarë.
Kjo jo vetëm që e bën Apple markën më të vlefshme në botë, por gjithashtu përfaqëson një rritje prej 28% nga viti në vit në vlerësimin e emrit të kompanisë. Google ishte e dyta me një vlerë prej 944.1 miliardë dollarë, me rritje 25% me bazë vjetore, e ndjekur nga Microsoft (884.8 miliardë dollarë, 24% më shumë nga viti në vit).
Falë popullaritetit në rritje të AI, Nvidia pa vlerën e markës së saj të rritet me 152% në bazë vjetore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi