Home » Ana reagon ashpër ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova: “Një lojë e pist për të njollosur imazhin tim”

Ana reagon ashpër ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova: “Një lojë e pist për të njollosur imazhin tim”

by Gazeta Expose
0 comments

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana, ka reaguar publikisht pas situatës së krijuar në prime-in e fundit, ku një video e shfaqur nga produksioni ngriti pretendime të diskutueshme lidhur me jetën e saj personale. Në video, një person deklaroi se ishte ish-partneri i Anës dhe dha detaje mbi marrëdhënien e tyre para hyrjes së saj në spektakël, duke përfshirë në debat edhe banorët aktualë Kevin dhe Anisën.

Ana, e cila prej daljes nga shtëpia kishte zgjedhur të qëndronte larg polemikave, kësaj here nuk ka qëndruar në heshtje. Në një postim të fortë në rrjetet sociale, ajo akuzoi produksionin për lojëra të pista dhe përpjekje për të njollosur imazhin e saj. “Kjo është një lojë e pistë” ka shkruar Ana.

Ndërkohë, produksioni i Big Brother VIP Kosova ende nuk ka reaguar ndaj akuzave të Anës.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM