Home » “Allianz für Kinder” organizon kontrolle falas për fëmijët në Fushë Kosovë

“Allianz für Kinder” organizon kontrolle falas për fëmijët në Fushë Kosovë

by Gazeta Expose
0 comments

Shoqata austriake “Allianz für Kinder” do të ofrojë kontrolle falas për fëmijët e moshave 0-13 vjeç këtë të Premte, më 4 tetor 2024, në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë, pranë Komunës së re. Ekipi i mjekëve do të fillojë ekzaminimet nga ora 13:00, duke ofruar diagnostikim për probleme kardiake, urologjike, ortopedike dhe kirurgjike.

Rasti është një mundësi e mirë për prindërit që të kontrollojnë shëndetin e fëmijëve të tyre, me fokus të veçantë tek anomalitë në këto fusha. Organizatorët njoftojnë se sëmundjet shpirtërore, ngecjet në zhvillim dhe paralizat nuk janë pjesë e kontrollave.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në numrin: 044 801 900 (Rrahim Jupolli).

Shoqata “Allianz für Kinder” vazhdon të kontribuojë me përkushtim në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve përmes nismave të tilla në rajon.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM