Home » Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të shtetit për “keqpërdorim detyre”

Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të shtetit për “keqpërdorim detyre”

by Arlind Imeri
0 comments

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

Me këto veprime të pandehurit B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sanksionuar nga neni 414 paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, e pandehura V.B. akuzohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

Për ne

“EXPOSÉ” i përkushtohet integritetit gazetaresk dhe vlerave të gazetarisë së pavarur. Ne kërkojmë të prezantojmë lajme të balancuara, duke pasur parasyshë përgjegjësinë sociale dhe ndikimit të informacionit në shoqëri.

 

Ne besojmë në fuqinë e gazetarisë për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtën e lexuesve për të ditur.

@2023 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. GAZETAEXPOSE.COM